Arrestohet indiani ne Rinas
  • 5 years ago
Një 59-vjeçar indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash është arrestuar nga Interopl Tirana. Hitesh Patel, lindur në Indi dhe banues në Nigeri është ndaluar në aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria. 59- vjeçari akuzohet për mashtrim të kredive bankare të cilat i përfitoi përmes kompanisë ?Sterling Biotech? me bazë në Indi.

Patel ka qenë një nga drejtuesit më të lartë të kësaj kompanie dhe sipas mediave indiane, njihet si personi që krijoi një skemë të madhe të mashtrimit financiar duke përfituar rreth 1 miliardë Dollarë në mënyrë të jashtëligjshme. Interpol India lëshoi mandatin e arrestit për të në 11 Mars. Sipas ?Times of India?, agjencitë ligjzbatuese të Indisë kanë nisur menjëherë kontaktet me Interpolin dhe autoritetet shqiptare, për të nisur sa më parë procedurat e ekstradimit .

59-vjeçari është kunati i vëllezërve indianë Nitin dhe Chetan Sandesara, të cilët zotërojnë grupin ?Sterling Biotech group?. Mësohet se autoritete indiane kanë dyshime se, vëllezërit Sandesara ishin arratisur në Nigeri, por prej shkurtit të vitit të kaluar, ata janë bërë shtetas shqiptarë dhe janë duke investuar në ndërtimin e pallateve në kryeqytet, por edhe në bregdetin shqiptar. Për këta persona mësohet se nuk ka një urdhër ndërkombëtar arresti. 

Tv Klan
Recommended