Nderhyrje ne aksin kthesa e Kasharit-Rinas
  • 5 years ago
Së shpejti do të nisë puna për të ndërhyrë në aksin e kthesës së Kasharit, e cila të çon në Aeroportin e Rinasit. Tre kryqëzimet në këtë segment janë bërë gjatë viteve të fundit burim aksidentesh, prandaj Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kërkoi rehabilitimin e menjëhershëm të këtyre kthesave.

?Gjatë vitit 2018 është raportuar nga Policia Rrugore se kemi pasur 9 aksidente me pasojë jetën e qytetarëve, kemi pasur 3 vdekje dhe 15 dëmtime të rënda. Është një rrugë e cila sot nuk i ka kushtet e sigurisë?.

Shqetësimet për aksidentet e shpeshta i shprehën edhe banorët e zonës.

?Është një nga pikat më problematike. Që në ditën e parë të hapjes së kësaj rruge janë mbi 20 persona të lënduar, rreth 15 me vdekje, 5 me paraliza e me probleme nga më të ndryshmet?.

Përfaqësuesi i kompanisë që mirëmban këtë aks tha se zgjidhja teknike për eliminimin e aksidenteve është zgjerimi i korsive.

?Mundësitë fizike këtu janë sepse është fushë nga të dyja anët dhe mund të bëhet një zgjidhje me zgjerimin e korsive.?

Punimet për eliminimin e aksidenteve në këtë rrugë pritet të nisin ditët në vijim dhe do të përfundojnë përpara nisjes së sezonit veror.

Tv Klan
Recommended