RTV Ora - Nga arratisja në burgun e Trikalas deri në ekzekutimin në Rinas kush është Admir Murataj
  • 5 years ago
#rtvora
Admir Murataj ka qenë një nga 11 personat, të cilët në vitin 2013 u arratisën nga burgu i Trikalas në Greqi, ku mbeti i vrarë edhe një polic grek.

Në kohën kur ai u arratis, vuante dënimin për grabitje bankash në shtetin helen.

Që prej asaj ditë, Admir Murataj ishte në kërkim nga policia greke dhe ajo shqiptare.

Pas arratisjes nga burgu grek, Murataj nisi serinë e grabitjeve të bankave në Shqipëri.

Vjedhja e parë ka ndodhur në 3 dhjetor të 2015, në aksin rrugor Qafë Kashar-Rinas, në afësi të kryqëzimit të fshatrave Bërxullë dhe Domje, ku u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë.

Ndërsa vjedhja e dytë ndodhi më 9 shkurt 2017, ku iu zu pritë një blindi që transportonte para në aeroportin e Rinasit.

Admir Murataj u ekzekutua në 9 prill në zonën e Rinasit gjashtë shkëmbimit me armë zjarri, teksa bashkë me disa persona të tjerë grabitën disa miliona euro, të cilat do të transportoheshin me avion në Austri.

Murataj ishte i maskuar me një maskë silikoni, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nga-arratisja-ne-burgun-e-trikalase-deri-ne-ekzekutimin-ne-rinas-kush-eshte-admir-murataj
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended