Report TV -Ekspertiza e konfirmon: Grabitësi i vrarë në Rinas është Admir Murataj
  • 5 years ago
Pas shtyrjes së seancës së ditës së djeshme, ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori.

Sipas ekspertizës gjurmët e viktimës së vrarë me një plumb pas grabitjes në aeroportin e Rinasit tek ura e Tapizës korrespondojnë me atë të Muratajt.

Ditën e djeshme, vajza e Admir Murataj kërkoi nga Prokuroria për Krime të Rënda të hetojnë repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për vrasjen e babait të saj.

Me prokurë të veçantë të vajzës së Admir Muratajt, avokati i familjes Murataj, Arbër Hoxha, paditi në Prokurorinë për Krime të Rënda, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët vranë Admir Muratajn pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit.

Sipas tij, Admir Murataj u vra qëllimisht nga policia pasi uniformat blu nuk kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.
Recommended