RTV Ora - Grabitën miliona euro në Rinas, Klement Çala dhe Admir Murataj fqinjë të Liqeni i Thatë
  • 5 years ago
#rtvora
Megjithëse në kërkim për grabitjen e mëparshme në Rinas, Admir Murataj, i cili thirrej ndryshe edhe "daja", bënte një jetë luksoze në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit të Liqeni i Thatë. Madje ai ishte fqinj me Klement Çalën dhe sipas dëshmisë së Alkond Bengasit leviznin gjthmonë të armatosur.

"Dua të shpjegoj se Klement Çala kishte një banesë afër shtëpisë time te Liqeni i Thatë, si dhe Klementi më ka thënë se edhe ?daja? që nënkuptonte Admir Muratajn, e ka shtëpinë përballë pallatit tim në anën tjetër të Liqenit të Thatë".

Kjo është një pjesë e dëshmisë së Alkond Bengasit, përpara hetuesve që tregon edhe një herë se megjithëse person në kërkim, Admir Murataj, lëvizte lirshëm nëpër Tiranë madje kishte edhe nje banesë në zonën më të lakmuar të kryeqytetit pranë Liqenit të Thatë.

Madje sipas dëshmisë së Bengasit, Admir Murataj dhe Klement Çala kanë hapur edhe një restorant në këtë zonë.

Gjithashtu Bengasi ka treguar se Klement Çala dhe Admir Murataj kishin një miqësi familjare me njëri-tjetrin, pasi shpesh herë në banesën e Klementit vinte edhe bashkëshortja e Admir Murataj, Albana, së bashku me dy vajzat e saj.

?Unë e kam parë Albanën të hynte në banesën e Klementit së bashku me Admir Muratajn? thotë me tej në dëshmine tij Bengasi.

Gjithashtu ai sqaron se përveç shtetasit kosovar, me nofkën "daja" i thërrisnin edhe Admir Muratajt.

Madje ai thotë në dëshminë e tij se Admir Murataj dhe Klement Çala mbanin gjithnjë armë me vete.

"Admiri mbantë dy pistoleta dhe bomba në çantë. Ja kam parë kur me ka kërkuar ti marr njëherë cigaret në çantë. Ndërsa Klementi mbante një armë tip Glock që ia kishte blerë "dajës" nga Kosova dhe ka thënë që e ka blerë për 2500 euro" thekson në dëshminë e tij Alkond Bengasi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabiten-miliona-euro-ne-rinas-klement-cala-dhe-admir-murataj-fqinje-te-liqeni-i-thate
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended