Ora News - Shpërthimi tek Liqeni i Thatë dhe përplasja e Klajdi Gjecit me biznesmenin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas arrestimit si autor i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në 30 nëntor në automjetin e biznesmenit të një firme inertesh, Klajdi Gjeçi nuk e ka pranuar akuzën, por burime nga grupi hetimor bëjne me dije se shkak për një konflikt mes të atit të 31 vjeçarit dhe Rajtës.

Dalin detaje të reja lidhur me eksplozivin që iu vendos makinës së Ndue Rajtës, administrator i një firme inertesh në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 30 nëntor 2017 për të cilën një ditë më parë u arrestua Klajdi Gjeçi, si autor i dyshuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes shkak për ngjarjen dyshohet të jete nje konflikt mes të atit të 31 vjeçarit dhe Rajtës, i cili kishte nisur kur ky i fundit mbante bilancin e magazinave në pronësi të Gjeçit.

'Konflikti mes tyre nisi kur nga bilanci mungonin mallra me vlera te mëdha parash. Për këtë u akuzua Rajta. Klajdi Gjeçi i ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme Rajtës 20 mijë euro si dëmshpërblim për këtë humbje por ai nuk ka pranuar duke mohuar të ketë lidhje me humbjen" bëjnë me dije burimet hetimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hetimet-zbardhin-detaje-te-shperthimit-tek-liqeni-i-thate-pse-u-arrestua-klajdi-gjeci#.WmIEzKCqi4M.facebook

Recommended