Report TV - Admir Murataj i dyshuar edhe për grabitjen në Prishtinë dhe Istog ku u vra një polic
  • 5 years ago
Hetimet e Krimeve të Rënda dhe kërkimet policore kanë dështuar të parandalojnë aktivitetin kriminal të Admir Murataj. Gjatë kohës që ai ishte në arrati prokuroria e hetonte atë për tre grabitjet në aksin Tiranë-Qafë Kashar-Rinas të ndodhura prej 2015-2017 kur u zbulua dhe grupi i tij.

ReportTv ka mësuar, se autoritetet kosovare kanë kërkuar nga pala shqiptare të intensifikojë hetimet për kapjen e tij pasi ka qenë i dyshuar edhe si pjesë e grupit që grabiti më 3 dhjetor 2018 një bankë në Prishtinë. Kosova do të tronditej sërish pak javë më pas nga grabitja e një banke dhe vrasja e efektivit të policisë Izet Demaj në Istog teksa u përball me grabitësit.

Por përgjimet, hetimet, kontrollet në disa zona të vendit nuk kanë dhënë rezultat dhe Murataj do të rikthehej sërish këtë herë më 9 Prill 2019 në aksin e tij të preferuar, Tiranë-Rinas e pikërisht në aeroportin e Rinasit. Kjo grabitje ka ndodhur pikërisht kur Prokuroria e Krimeve të rënda kishte njoftuar në arrati Muratajn për ngritjen e akuzave zyrtare ndaj tij.

Pak ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Murataj ishte regjistruar kërkesa për gjykim me akuzat e ?Vjedhje e bankave", ne formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal?.

Gjykimi ndaj Murataj do të nisë më 16 Maj 2019, një javë pasi ai u përfshi në grabitjen e fundit të karrierës së tij nga ku më pas humbi jetën.

Ky proces do të gjykohet nga Klodian Kurushi i cili pritet të kërkojë nga autoritetet shtetërore konfirmimin zyrtar dhe certifikatën e vdekjes së Admir (Nikaj) Murataj.
Recommended