RTV Ora - “Murataj bëri veprim vetëvrasës”, Sokolaj zbulon detaje të reja rreth grabitjes në Rinas
  • 5 years ago
#rtvora #arena

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/6GyIbX1sA14

Redaktori i lajmeve në RTV Ora Trazhgim Sokolaj i ftuar në emisionin ?Arena? ka zbuluar të tjera detaje për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas, pasditen e djeshme.

Sokolaj tha ende nuk ka një reagim zyrtar se sa para janë marrë, por fakt është që janë marrë 7 thasë nga 15 që ishin në total.

Pjesë nga biseda:

Sokolaj: Protokolli që aplikon kompania e sigurisë është që në pistë nuk ka persona të armatosur, me përjashtim të rasteve kur jepet alarmi. Rinasi konsiderohet si një pikë kufitare. Në lidhje me shumën këto ditë ka pasur aludime, por ende nuk ka një reagim zyrtar. Edhe kur ndodhnin grabitje në banka ata e bënin një deklaratë. Paratë janë të siguruara, por shuma nuk është bërë e ditur. Kanë qenë tre furgona që janë nisur drejt Rinasit në 13:20. Punonjësit e policisë, kanë qëndruar në hyrje dhe në pistë kanë hyrë tre furgonat, me shoferë dhe nga një përfaqësues. Bëhet fjalë për 15 thasë dhe autorët kanë mundur të marrin 7. Kur autorët kanë hyrë në pistë dhe kanë shkuar tek avioni ka qenë procesi kur punonjësit ishin duke futur lekët në barkun e avionit. Deri tani janë 3 automjete të sekuestruara. Në dy automjete janë gjetur prova. HDe ka pasur disa zhvillime që të cojnë drejt identifikimit të autorëve.

Dëshmitarët flasin edhe për të paktën 2 automjete të tjera. Janë përdorur disa furgona me targa të vjedhura dhe disa pa targa.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/murataj-beri-veprim-vetevrases-sokolaj-zbulon-detaje-te-reja-rreth-grabitjes-ne-rinas

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended