RTV Ora - Momentet e para pas grabitjes së furgonit me euro në Rinas
  • 5 years ago
#rtvora

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme. Një autoblind që transportonte vlera monetare ka rënë pre e grabitjes në rrugën e Rinasit.

Persona të armatosur kanë sulmuar me armë autoblindin që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë.

Sipas raportimeve paraprake në mjetin e blinduar ndodheshin 1.5 milion euro por ende nuk ka një shifër zyrtare për shumën e grabitur.

Autorët kanë qenë me uniforma të ngjashme me policinë tatimore dhe një makinë ku kishin vendosur mbishkrimin "Hetimi Tatimor".

Sipas raportimeve paraprake në vendngjarje ka pasur edhe shkëmbim zjarri ku ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur. Viktima është një nga grabitësit.

Autorët e grabitjes janë larguar në drejtim të Fushë Krujës, ku policia ka ngritur pika kontrolli.

Uniformat blu kanë bllokuar aksin rrugor Rinas-Valias. Policia ka ngritur postoblloqe dhe në Kamëz dhe po kryen kontrolle.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rinas-grabitet-nje-makine-e-transportit-te-volerave-monetare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended