Report TV - Skandali i grabitjes në Rinas policia:Përgjegjësi e privatëve

  • 8 years ago
Grabitja e një dite më parë në Rinas ka nxjerr në pah një skandal i cili ka cënuar jo pak sigurinë kombëtare e cila në perimetrin e aeroportit ?Nënë Tereza? menaxhohet nga TIA dhe ICTS.

Sipas kontratës koncensionare për perimetrin e sigurisë pistën dhë ambientin rrethues të aeroportit përgjegjësia është e koncensionarit TIA që ka kontraktuar më pas ICTS ndërsa policia e shtetit ka përgjegjësi për Terminalin e pasagjerëve dhe pikën e kalimit kufitar.

E teksa në aeroport bëhen kontrolle intensive qoftë dhe të imtësishme në pasagjer e bazgazhe, gjithçka rezulton se është fakteve pasi siç dhe fakton kjo pamje e fiksuar teksa grabitësit futen në pistë TIA dhe ICTS kanë lënë një portë tërësisht jashtë kontrollit, e është pikërisht porta e terminalit të karburanteve vetëm 500 më vijë ajrore larg vëndqëndrimit të avionëve ku lëvizin dhe pasagjerët.

Skandali thellohet dhe më tej, nisur nga situatat dhe aktet terroriste si në aeroportin e Brukselit apo atë të pak ditëve më parë në Turqi me pasoja në jetë njerëzish. Por për këto situate kompania koncensionare në Tiranë jo që si ka shtuar masat e sigurisë por rezulton se për minuta të tëra në derën ku u futën grabitësit nuk ka asnjë personel.

Ajo çka e bënë më të rëndë këtë skandal është fakti se një ditë më parë siguria kombëtare u cënua për të kryer grabitjen por nëse personat që u futën në pistë do të ishin terroristë atëherë kjo derë e hapur dhe pa roje do të kthehej në një fatkeqësi për vendin.

Por kjo situatë nuk ishte e panjohur për autoritetet shqiptare pasi dy vite më parë policia e shtetit i kërkonte koncensionarit gjerman të merrte masa.

Siç dhe shihni në këtë faksimile të letër këmbimit më 21/4 2014 policia e kufitare e Rinasit ngre shqetësimin ku kërkon vendosje dhe riparim kamera sigurie në perimetrin e aeroportit.

Janë këto një sërë kamerash që nuk punojnë përfshi, pjesën e jashtme dhe të brendshme të aeroportit dhe deri tek hapsira Cargo ku një ditë më parë u krye grabitja.

Por 7 ditë pas këtij shqetësimi TIA përgjigjet se sistemi CCTV operimi dhe funksionimi i tij referuar qarkut të kontrollit me kamera sigurie bazuar në marrëveshjen koncensionare nuk bën pjesë tek kompetencat e policisë së Rinasit.

Ky shqetësim u ngrit nga drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj gjatë një konference për mediat deklaroi se këtë shqetësim i ja kanë përcjell dhe autoritetit të avioacionit civil por ende janë pa përgjigje.

Ky skandal thellohet dhe më tej ku sipas Hodaj policia për grabitjen e një dite më parë dhe pse kamerat kanë fiksuar autorët është njoftuar me vonesë nga operatorët e koncesionarit që menaxhon sigurinë.

Ajo që bie në sy nga pamjet e fiksuara teksa me jelekë kamuflazh ngjyrë portokalli autorët futen në pistë nëpërmjet derës së karburanteve është fakti se pranë derës nuk ka asnjë punonjës të sigurisë private.

Recommended