90 sekondat e grabitjes spektakolare në Rinas /Report TV ndërton SKEMËN (VIDEO)
  • 5 years ago
Report Tv zbardh të gjithë dinamikën dhe ndërton skemën e grabitjes së 7 thasëve ma para nga barku i avionit në Pistën e Aeroportit të Rinasit. E gjithë hyrja dhe dalja e furgonit të bardhë të grabitësve me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor? është fiksuar nga kamerat e sigurisë.Ata janë futur, nga kjo portë të cilën e shikoni në pamje, e cila shërben për hyrjen e zjarrfikësve. Grabitësit, kanë spostuar një bllok betoni duke e lidhur me kavo dhe e kanë tërhequr dhe kanë krijuar lehtësi hyrje, sic e shikoni edhe në këtë foto.

Nga kjo derë, që e shikoni në ekran, furgoni i grabitësve ka kaluar të gjithë perimetrin e terminalit të pasagjerëve ku janë edhe sallat e kompanisë së sigurisë ICTS.Me shpejtësi, furgoni i 4 grabitësve është afruar tek avioni i ?Austria Airlines? ku paratë e transportuara nga 4 banka po vendoseshin në avion dhe në 90 sekonda kanë arritur të zbatojnë të gjithë planin. Të veshur si komando e të maskuar ata kanë kërcënuar me armë punonjësit e aeroportit dhe të kompanisë së sigurimit ICTS.
Recommended