Grabitje spektakolare në Rinas - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
24 ore pas shtimit të masave të sigurisë në aeroportin e Rinasit, një grabitje e paprecedentë ndodhi brenda rrethimit të pistës. Pre e grabitjes ra sërish një eskortë e transportit të vlerave monetare, ndërsa shuma dyshohet se arrin në rreth 3 milionë euro. Të paktën 3 persona të maskuar dhe të armatosur prenë rrethimin mbrojtës te hyrjes kryesore hyne per në pistën e avionëve dhe u futën brenda. Sipas policisë, rrethimi i jashtëm sigurohet nga shërbimi privat që menaxhon aeroportin. Nën kërcënimin e armëve, ata morën sasinë e parave nga dy automjete të shërbimeve të sigurisë dhe u larguan me një automjet tip ?Benz?. Policia tha se shuma e parave po transportohej drejt terminalit dhe kishte si destinacion Bashkimin Evropian. Menjëherë pas grabitjes, një operacion masiv për kapjen e tyre, po kryhet në aksin Tiranë, Krujë, Nikël, Fushë Kuqe dhe Mamurras, ndërkohë që policia angazhoi dhe helikopter për vëzhgim nga ajri. Ndersa ne terren ndodhen edhe forcat speciale te RENEA-s. Personat dogjën automjetin pas grabitjes dhe dyshohet se fshihen në zonën në afërsi të Rinasit. Sipas policisë, grabitja ka qenë e mirëplanifikuar, pasi dhe automjeti që u përdor, rezulton i vjedhur në Pogradec, duke bërë kështu të vështirë identifikimin e agresorëve. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar pasi punonjësit e kompanisë se sigurisë, nuk kane bere rezistence. Mësohet se disa prej tyre janë shoqëruar ne komisariat, ku po japin edhe shpjegimet. Hetuesit dyshojnë se ky grup është i përfshirë edhe në grabitje të tjera të parave të bankave.

Recommended