Ngjarja në Rinas, një nga grabitësit ish-komando? - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia ka dyshime se një prej grabitësve në aeroportin e Rinasit është ish-ushtarak. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se nga analizimi i pamjeve filmike brenda rrethimit të pistës, por edhe dëshmitarëve okularë, një nga autorët, mban pozicion trupor dhe automatikun, në mënyrë identike me persona të specializuar si komando.Ndërkohë që nga provat e mbledhura në furgonin që lanë pas autorët pritet të përfitohen profile ADN-je, prokuroria i ka kërkuar 3 bankave që të bëjnë me dije zyrtarisht se sa është shuma e eurove që u grabitën ndonëse në studion e ?Real Story ? në Vizion Plus , ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha se shuma e grabitur është rreth 5 milion euro.Krahas Admir Muratajt që mbeti i vrarë grupi hetimor dyshon se në grabitje morën pjesë edhe 7 persona të tjerë që kanë luajtur edhe rol vëzhguesi dhe ndihmësi.Për këtë po verifikohen qindra kamera sigurie që janë mbledhur ndërsa pas kontrollit në vilën e Admir Muratajt në Fushë-Prezë, policia zbuloi detaje të tjera mbi jetën e supërgrabitësit. Në kuzhinën e vilës, efektivët mësohet se gjeten disqe me filma të njohur për grabitjen e bankave, mes tyre edhe më i famshmi ? Point break ?.Gjithashtu prokuroria e krimeve të rënda mësohet se ka kërkuar të administrojë hyrje-daljet e familjarëve të Admir Murataj në Kosovë, pasi dyshohet se gjatë arratisë 47 vjeçari është fshehur atje. Autoriteteve kosovare po ashtu u janë kërkuar edhe të dhënat e hetimeve mbi 2 grabitje me armë që kanë ndodhur në vendin fqinj ku dyshohet se ka qenë i përfshirë Murataj.
Recommended