Ishin pjesë e një grupi kriminal, pranga dy policëve në Rinas - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 2 punonjës të policisë, në komisariatin e Rinasit u arrestuan nga SHÇBA falë bashkëpunimit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Almir Doda, 42 vjeç dhe Edmond Llaçini, 34 vjeç, nga Tirana u prangosën pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore. Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë ?Arrest me burg?.

Recommended