Grabitje spektakolare në Urën Vajgurore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Grabitet bankomati I një banke të nivelit të dytë në Urën Vajgurore.Autoret nuk kanë kursyer edhe përdorimin e lëndës eksplozive për të marrë sasinë e parave që ishin brenda në bankomat.Grabitësit kanë hedhur në ere bankomatin si mënyra e vetme për ta hapur dhe për të marrë paratë.Ngjarja ka ndodhur natën mes të enjtes së 3 janarit dhe orëve të para të së premtes së 4 janarit.Policia gjithsesi nëpërmjet njoftimit paraprak të shpërndarë për mediat tha se dëmtimi dhe vjedhja e bankomatit në UrënVajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme,  rreth orës 02:24 të datës 4 janar, pra të kësaj të premteje.Ende nuk dihet sesa është shuma e grabitur por besohet se ka qënë një shumë jo e madhe pasi bankomati mendohet se nuk është rimbushur në ditët e para të janarit. Paraprakisht dyshohet se janë marrë rreth 300 mijë leke të reja.
Recommended