Kolegji Zgjedhor shpërndan mandatet për këshilltarët e Urës Vajgurore - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kolegji Zgjedhor ka zhvilluar seancën e parë lidhur me kërkesën e PS për të shpërndarë mandatet për këshilltarët bashkiak në të gjitha bashkitë e vendit, proces që nuk kishte mundur ta realizonte KQZ pasi nevojiteshin 5 vota ndërsa mazhoranca kishte vetëm 4 të tilla.Kësisoj të gjitha mandatet e këshilltarëve bashkiak në të 61 bashkitë Partia Socialiste I dergoi në Kolegj, institucion që I ka dhënë të drejtë PS-së, këtë të hënë për bashkinë e parë, atë të Urës Vajgurore.Procesi I shpërndarjes së mandateve për këshillin bashkiak të Urës Vajgurore, i hap rrugë edhe konstituimit të plotë të organeve të reja në këtë bashki. Me thirrjen e mbledhjes së parë të këshillit të ri bashkiak, do të ketë mundësi të betohet edhe kryetarja e bashkisë Juliana Memaj.Një process I njejte pritet të vazhdojë në seri me të gjitha bashkitë e tjera.Mengjesin e kësaj të hëne, PD dhe opozita nëpërmjet një letre i kërkuan kolegjit zgjedhor që të mos shpërndante mandatet për këshilltarët bashkiak deri sa të ngrihej gjykata kushtetuese e cila sipas opozitës do të vlerësoje nëse zgjedhjet e 30 qershorit janë apo jo të ligjshme.
Recommended