Stop - Ure Vajgurore, lopet me bruceloze, hidhen 540 litra qumesht ne dite! (15 nentor 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? është ndalur në Urë Vajgurore, pasi administratori i një ferme lopësh na ka informuar, se 9 lopë i janë prekur nga bruceloza. Behar Fesko tregon, se para dy muajsh, në 20 shtator, kanë bërë analizat përfaqësues të shërbimit veterinar dhe brenda muajit duhet të eleminoheshin lopët e prekura.Por kjo nuk ka ndodhur, ndaj Behari detyrohet të hedhë 540 litra në ditë, pasi askush nuk e do qumështin e lopëve të tij.Gazetarja e emisionit iu drejtua shërbimit veterinar dhe drejtorit Ilirjan Rama, i cili tha, se ka patur një problem, pasi drejtoritë e bujqësisë janë shkrirë dhe është bërë drejtoria e re.Por për informacion, ai të drejton në AKU. Por as AKU e Beratit dhe as ajo qendrore, nuk japin asnjë shpjegim.

Recommended