Shkodër, 3 litra qumësht dele shiten më pak se 100 lekë- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lush Ndoci është fermer nga fshati i Trushit, i cili bashkë me familjen jeton me blegtori dhe bujqësi.
Këtë të martë, 15 shtator, nuk e ka nisur si ditët e tjera kur i drejtohej pikës së grumbullimit të qumështit për të dorëzuar prodhimin e marrë nga gjëja e gjallë, por ka vendosur ta hedhë atë në një pusetë në qendër të Shkodrës.
Një formë proteste e fermerit nga Nënshkodra i cili në janar të 2010 u prek dhe nga përmbytja. Atëherë qeveria Berisha e kompensoi vetëm me 5 mijë lekë të reja
Ai thotë se që prej nisjes së aksioneve kundër informalitetit, çmimi i qumështit të deles nga 75 lekë/ litri ka zbritur në 30 lekë. Për produktin në fjalë, baxhot kërkojnë edhe faturë origjine të mallit që fermeri nuk ka ku ta sigurojë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/3-kg-qumesht-dele-shiten-me-pak-se-100-leke-fermeri-i-indinjuar-e-derdh-ne-pusete/