Protesta e fermerëve/ Qumësht dhe perime në mes të rrugës, çojnë dhe lopët në thertore
  • 5 years ago
Fermerët në Lushnje kanë protestuar për të tretën herë për rimbursimin e TVSH për produktet blegtorale. Fermerë nga Lushnja, Fieri, Berati Kucova por edhe qytetet e veriut si Shkodra, kundërshtuan skemën e re të rimburismit të prokukteve blegtorale. Pavarësisht se Ministria e Bujqësisë është treguar e gatshme për të rimbursuar fermerët me 10 lekë të reja, ata shprehen skeptikë për këtë masë kompensim pasi kanë muaj të tërë që nuk e marrin.

Të pranishëm kanë qenë forcat e rendit gjatë gjithë kohës së protestës që kanë vëzhguar nga afër protestën për të shmangur dhe bllokimin e autostradës. Fermerët marshuan në këmbë nga rrethrrotullimi i Savrës deri në rrethrrotullimin e Plastmasit ku kanë derdhur qumështin në mënyrë simbolike dhe kanë ekspozuar edhe një lopë e cila do të shkonte në thertore për të dhënë mesazhin se fermerët nuk mund të mbajnë më bagëtitë pasi nuk i sjellin fitime.

Përveç qumështit fermerët kanë hedhur në rrugë edhe perime.Protesta e tyre ka zgjatur për disa orë.
Recommended