Protesta e fermerëve/ Ministri Cuçi: Financim për fermerët që shesin qumësht
  • 5 years ago
Ministri i Bujqësisë Bledi Cuci njoftoi vendimin e marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë për rimbursimin e fermerëve me 10 lekë për litër.

"Kemi ndjekur me interes shqetësimin e fermerëve. Në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të japë një financim të dedikuar për fermerët që sheshin qumësht. Ata do të fitojnë 100 lekë të vjetra për një litër qumësht. Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 prill pranë zyrave të Bujqësisë në qarqe. Kjo është mbështetje për fermërët dhe një reagim në kohën e duhur. Një masë e tillë do të ndikojë në formalizimin e përpunimi të qumështit në vend", u shpreh Cuci.

Fermerët kanë zhilluar tre protesta në Lushnje ku kanë flakur në rrugë qumështin në formë demonstrative ndaj uljes së TVSH-së në 6% nga 20%. Sipas tyre kjo ulje i detyronte që të ulin çmimet e produkteve të tyre, në një kohë kur konkurrenca nga importet është e lartë.
Recommended