Ora News - Lushnje, fermerët shesin agrumet nën kosto
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Arka të mbushura me agrume qëndrojnë në krye të parcelave që mbizotërojnë përgjatë rrugës nacionale Lushnje-Berat.

Prodhimi i këtij viti ka qenë i mbarë, por fermerët ankohen për mungesën e tregut.

Ndaj këto ditë festash, ata thonë po shesin në rrugë nën kosto.

Një kilogram mandarina kushton 20 lek. Portokalli me 30 dhe limoni 35 lek.

Fermerët thonë se kanë bërë investime të konsiderueshme për të ndërtuar parcela me agrume, por shprehen se fitimet nuk po i justifikojnë.

Për shkak të kostove një pjesë e fermerëve nuk e con prodhimin as në tregun e shumicës në Lushnje.

Fermer: "Tregu ka kosto."

Zgjidhje sipas fermerëve do të ishte ngritja e industrive përpunuese në vend.

Ankesa për mungesën e tregut këtë vit kanë edhe fermerë e Konispolit që janë prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve në vend.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lushnje-fermeret-shesin-agrumet-nen-kosto
Recommended