Ora News - “Kriza” e bujqësisë, fermerët në Lushnje ankohen për çmimin e ulët
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përdorimi i pesticideve të produkteve bujqësore ka shkaktuar një ulje të shitjeve e cila pasohet dhe me uljen e çmimeve. Por vetë prodhuesit deklarojnë se nuk përdorin kimikate dhe se prodhimi i tyre është cilësor.

Stavri Gjoni është një fermer nga Këmishtaj i Lushnjës, i cili prej 20 vitesh merret me kultivimin dhe tregtimin e domates.

Por edhe pse furnizon me produktin e tij jo vetëm tregun vendas por edhe eksporton, ai thotë se çmimi i tregtimit është shumë i ulët për koston e tyre.

Këtë shqetësim e ngrenë të gjithë fermerët e zonës, të cilët fajësojnë mediat për situatën me lajmet e dhëna për përdorimin e pesticideve.

Stavri Gjoni garanton cilësine e produktit, duke sfiduar strukturat përkatëse të kontrollit që analizat ti bëjnë në serat e tyre apo në momentin kur fermerët dorëzojne produktin tek grumbulluesit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kriza-e-bujqesise-fermeret-ne-lushnje-ankohen-cmimin-e-ulet
Recommended