Ora News - Fermerët në Dibër ankohen për mungesë tregu: Prodhim ka, por nuk shitet
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Molla dhe arra e Dibrës janë të famshme.

Por fermerët ankohen se prodhimi cilësor e i bollshëm këtë vit po u mbetet pa shitur.

Fermer: "Kemi mall por nuk kemi ku ta shesim."

Ata që dalin në tregun e Shupenzës, thonë se në fund të ditës kthehen në shtëpi bashkë me mallin ose detyrohen që ta hedhin.

Fermer: "Sikur vijmë ikim."

Fermerët dibranë, ankohen se mallrat që vijnë nga jashtë ulin kërkesën për prodhimin vendas.

Fermer: "Sjellin 'mbeturina' nga jashtë, ndërsa malli bio këtu ka ngelur stok."

Në këtë situatë, fermerët ankohen për mungesën e rolit të shtetit si rregullator përmes politikave.

Por ndërsa fermerët ankohen për mungesën e blerësve, kushtet ku mbahet ku mbahet tregu i Shupenzës nga ana tjetër nuk plotësojnë asnjë standard të kërkuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fermeret-ne-diber-ankohen-mungese-tregu-prodhim-ka-por-nuk-shitet
Recommended