RTV Ora - Qytetarët ankohen për mungesën e ilaçeve në QSUT: Nuk ka as termometër
  • 5 years ago
#rtvora

Medikamentet në urgjencën e QSUT janë kthyer në një shqetësim për qytetarët. Disa ilaçe mungojnë duke detyruar qytetarët që të shpenzojnë vetë para qoftë edhe për një analginë, ndërkohë që të tjerë tregojnë se ka raste që infermierët nuk kanë as termometër.

Qytetarët që u bie nevoja të shkojnë urgjencë për ndihmë mjekësore duhet të kenë me vete edhe paratë për të blerë medikamentet, pasi disa prej tyre mungojnë në spitale.

Qytetarët tregojnë se kanë pasur raste kur vetë mjekët iu kanë thënë të blejnë edhe analginën në farmaci, pasi në spital nuk gjendet.

E njëjta problematikë është kthyer në shqetësim edhe për Kimete Hoxhën, e cila prej tre muajsh viziton të vëllain në spital, ilaçet për të cilin detyrohet ti blejë vetë në farmaci.

Kimete Hoxha: "Kam tre muaj e abonuar në spital. Medikamentet mungojnë, shumicën i kemi marrë jashtë spitalit."

Madje ajo tregon se mungon edhe termometri në spital.

Kimete Hoxha: "Të mos ketë një termometër. Por çfarë spitali është ky?"

Por, mungesa e medikamenteve është një shqetësim edhe për shumë qytetarë të tjerë.

Qytetari: "Në 12 të natës ikim i blejmë, nuk kishte spitali."

Më herët edhe vetë mjekët e infermierët kanë denoncuar rastet se në spitale mungojnë edhe dorezat për ta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qytetaret-ankohen-mungesen-e-ilaceve-ne-qsut-nuk-ka-termometer

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended