Ora News - Vlora pa urbanë, qytetarët ankohen për shërbimin e munguar të transportit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Vlora është një prej qyteteve ku transporti urban ende nuk ka nisur. Qytetarët ankohen se shërbimi i munguar u ka krijuar vështirësi dhe u ka rritur koston për të lëvizur.

Autobusët e transportit urban nuk qarkullojnë në rrugët e Vlorës prej më shumë se katër muaj!

Shërbimi u ndalua për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa pas rihapjes, kompania private nuk ka rinisur punën pasi kundërshton protokollin e lëvizjes.

?Mirë do ishte që unë mos të shkoja në këmbë.?

Në pjesën dërmuese qytetarët e vlorës thonë se u mungon një shërbim i domosdoshëm.

?Pjesa tjetër e popullsisë, për shkak të largësisë së vendit të punës, është domosdoshmëri.?

Veç vështirësisë në lëvizje, për një pjesë mungesa e urbanëve është përkthyer në kosto financiare.

Thonë se në raste nevojë detyrohen të marrin mjete të tjera transporti të cilat kushtojnë më shumë!

?Do jetë i detyruar të përdorë një transport tjetër që është më i kushtueshëm.?

Burime thonë se transporti i munguar në Vlorë pritet të rifillojë funksionimin të hënën, ndërsa qytetarët i tremben rritjes së biletës.

?Ne kemi dëgjuar një infoemacion që do na e bëjë 70 çmimin e biletës.?

Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, mjetet e transportit do të funksionojnë me 70 % të kapacitetit, ndërsa maskat janë detyrim për udhëtarët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vlora-pa-urbane-qytetaret-ankohen-per-sherbimin-e-munguar-te-transportit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended