Ora News - Në urbane pa distancë fizike, udhëtarët ankohen për kushtet

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pak kohë pas rihapjes së udhëtimit publik, maskat janë e vetmja masë që zbatohen në ambientet e urbanëve, ndërsa distanca fizike është e pamundur të ruhet. Në këto kushte qytetarët ankohen dhe ndihen të rrezikuar ndërsa thonë se nuk pak kontrolle për protokollet e sigurisë.

Urbanet çdo mëngjes kanë këtë pamje, udhëtare të shumte, pa distancë e jashtë çdo rregulli anti-Covid.

Gjithkush mundohet të mbërrij në kohë në destinacion, ndaj në disa raste nuk marrin parasysh dyndjen në të vetmin mjet transporti.

Krahasuar me para pandemisë situata është përmirësuar, thonë qytetaret, por në kushtet e pandemisë është tepër shqetësuese.

Me rikthimin në punë te urbanëve, u deklarua se do te jetë Bashkia ajo që do të kontrollojë për zbatimin e masave anti-Covid, por siç thonë ata, kontrollet janë vetëm për biletat.

Shqetësim tjetër i tyre është dezinfektimi i ambienteve të udhëtimit.

Oraret me më shume fluks janë ato të mëngjesit dhe të pasdites kur qytetaret shkojnë e kthehen nga puna.

Por pavarësisht frikës nga pandemia, ata qëndrojnë përsëri ne stacion, në pritje të urbanit të radhës me shpresën se as sot nuk do te infektohen.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ne-urbane-pa-distance-fizike-udhetaret-ankohen-per-kushtet-mengjeseve-jane-te-tejmbushur-nuk-ruhemi-dot/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended