Fier/ Mbetjet urbane në një hapsirë 5 hektarësh, ankohen banorët e zonës
  • 5 years ago
Fusha e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier është kthyer në një shqetësim shumë serioz për banorët e zonës përreth. Dikur kjo fushë grumbullonte vetëm mbetjet e Fierit, por sot mbledh edhe të 9 njësive administrative të këtij qyteti. E shtrirë në një sipërfaqe prej afro 5 hektarësh fusha ndodhet vetëm 3 km larg qendrës së qytetit dhe vetem 50 m nga banesat e lagjes ?Sheq i Madh?.

Tonelata mbetjesh dhe dherash janë hedhur për të eleminuar përhapjen e ndotjes në ajër dhe tokë, por rreziku vazhdon të jetë prezent cdo ditë e më shumë duke e sjellë si një nevojë të domosdoshme dhe të menjëhershme zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi jetik.

Përvec ndotjes, mbetetjet e hedhura dhe të akululuara prej afro 3 dekadash të cilat kanë mbikaluar cdo limit të mundshmeme sot kanë arritur lartësinë e 12 m. Pamjet e marra nga REPORT TV në këtë fushë tregojnë qartë situatën kaotike,situate që e shpreh qartë dhe përgjëgjësi i saj Viktor Goga.

Ndërkohë, në fshatin Verri të Njësisë Mbrostar janë duke u kryer punimet për ndërtimin e vaskave të trajtimit të mbetjeve dhe landifillit, që bashkë me ndërtimin e impiantit të përpunimit të tyre pritet ti japin zgjidhjen përfundimtare kësaj gangrene 30 vjeçare. Por asgjë nuk e garanton se sa kohë duhet për t?u aktivizuar kjo bombë ekologjike nëse vazhdon ende gjatë kjo praktike pune.
Recommended