Report TV - Të shtëna me armë në Fier, një i vdekur e një i plagosur
  • 4 years ago
Një person dyshohet të ketë mbetur i pajetë në Patos të Fierit, ndërsa një tjetër është dërguar me plagë të rënda në spital. Ngjarja sapo ka ndodhur, dhe pritet të mësohen detaje të tjera për këtë ngjarje, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tyre dhe rrethanat e konfliktit që kanë sjellë këto pasoja.

Ngjarja ka ndodhru si pasojë e grindjes mes dy palëve, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri. Një person i qëlluar me armë zjarri, është dërguar në Spitalin e Fierit, me ambulancë.
Recommended