Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Urës Vajgurore: Kemi përmirësuar cilësinë e shërbimit

  • 3 years ago
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore në Urën Vajgurore, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore.


?Është një premtim i mbajtur rikualifikimi dhe rehabilitimi i qendrës shëndetësore ?18 Tetori?. Një ndër qendrat shëndetësore kryesore të bashkisë Ura Vajgurore. Nuk ka rëndësi nëse është në qendër të qytetit apo në zonat më të thella, ne kemi garantuar të njëjtin standard për rindërtimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave?, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të punimeve për rehabilitimin e qendrës shëndetësore të Urës Vajgurore, ministrja e Shëndetësisë tha se falë investimeve të qeverisë shqiptare në infrastrukturë kanë përfituar më shumë se 1 milion qytetarë.

?Me investimet që ne po bëjmë në infrastrukturë, ne kemi arritur që të përmirësojmë cilësinë e shërbimit të më shumë se 1 milion qytetarëve me programin e 300 qendrave shëndetësore. Sigurisht ambicia jonë është të shkojmë përtej, të arrijmë në çdo qendër shëndetësore, tek çdo ambulancë e cila ka nevojë për të përmirësuar nga pikëpamja infrastrukturore, për të garantuar shërbimin cilësor për qytetarët?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ritheksoi angazhimin e qeverisë për rritjen sinjifikative të pagave për mjekët dhe infermierët, e cila nis në vitin 2021.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UraVajgurore#OgertaManastirliu#TopChannel

Recommended