Manastirliu inspekton punimet ne Qendren Shendetesore Nr. 1 |Lajme-News
  • 3 years ago
Manastirliu ka deklaruar se nga kjo qendër e kujdesit parësor do të nisë pilotimi për ofrimin e paketës së shërbimeve të integruara sociale dhe shëndetësore, në kuadër të Strategjisë së Kujdesit Parësor të miratuar nga qeveria.

?Vendosja në këtë godinë të re e Qendrës Shëndetësore 1, së bashku me shërbime të integruara, është pjesë e strategjisë tonë të re për kujdesin parësor, një strategji e miratuar nga qeveria në muajin Maj të këtij viti dhe që synon të integrojë shërbimin shëndetësor me kujdesin social. Ne fillojmë dhe pilotojmë shërbimet e integruara nga Qendra Shëndetësore nr.1, që do të transformohet, për të ofruar një kujdes cilësor për komunitetin dhe për të bërë të mundur shërbimet shëndetësore të integruara. Një sfidë e radhës e qeverisë për të ndërtuar një sistem të kujdesit parësor që i përshtatet popullatës, në kuadër të strategjisë së re të shërbimit parësor. Qendra Shëndetësore Nr .1, aktualisht është një ndër qendrat më të mira që ne kemi, që ofron shërbime të kujdesit parësor për 82 mijë banorë, por brenda hapësira të kufizuar ku nuk arrihet dot që te kemi mundësi të shtrojmë shërbime alternative, të krijojmë ato mjedise të përshtatshme për komunitetin, qoftë për nënat e reja, qoftë për fëmijët, po edhe për personat me aftësi të kufizuar, pasi aksesi ështëi kufizuar?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në të gjithë vendin do të rehabilitohen 300 qendra shëndetësore.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended