Veliaj inspekton punimet në godinat e konvikteve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rreth 500 të rinj do të jetojnë në kushte shumë më të mira në godinat e rikonstruktuara të qytetit studenti. Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe tha se nderhyrja do te vijoje ne te gjitha konviktet.?Erdhi ajo kohë e vitit kur duhet t?u themi ?Mirë se erdhët në Tiranë? gjithë studentëve, por këtë vit mirëseardhja është krejt e veçantë. Dua të falenderoj me zemër të gjithë kolegët e stafeve tona në ?Qytetin Studenti?, që kanë punuar gjithë verën për t?u siguruar që kushtet të jenë optimale. Po hapim sot një konvikt të ri vajzash, të rikonstruktuar, ndaj u themi të gjithë studentëve shumë suksese, mirë se erdhët në shtëpinë e dytë?Veliaj theksoi se krahas përmirësimit të kushteve infrastrukturore, te rinjte qe ndjekin universitetin do të kenë mundësin të përdorin edhe kartën e studentit?Kemi mbajtur fjalën me kryeministrin për Paktin e Universitetit, duke kërkuar që studentët të respektojnë pjesën e tyre të paktit, kurse ne pjesën tonë. Pra, ata u rikthyen në studime dhe dolën shkëlqyer, kurse ne u rikthyem në punë, prodhuam Kartën e Studentit, e cila duke filluar nga kjo javë do të vazhdojë të shpërndahet në të gjitha fakultetet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të fillojmë edhe në fakultetet private, që edhe ata të përfitojnë nga lehtësirat, nga aboneja dhe kursimet që vijnë prej saj?Godinat numer 24 dhe 25 janë ndërtuar që në vitet 80- te dhe prej me shume se 3 dekadash nuk to nuk ishte vene dore.

Recommended