Videoja e grabitjes së argjendarisë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ky eshte momenti kur hajduti serial, 27 vjeçari astrit thaci, grabit në mënyrë spektakolare në mes të ditës një argjendari në Elbasan.Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, tachi paraqitet në dyqan si klient dhe provon disa unaza e byzylyk.Por pas disa minutash, pasi wshtw siguruar se në rrugë nuk kishte njerëz, ai nxjerr armën nga brezi dhe kërcënon pronaren e argejndarise.Në një moment, pronarja i bën rezistecnë grabitësit por ky i fundit përmes forcës kalon banakun dhe e kap atë me forcë.Nën kërcënimin e armës, Thaci arrin të marrë një sasi lekësh dhe më pas bizhuterite e floririt.Por pavarësisht kërcënimit të vazhdueshëm, pronarja e argjednarisë, me guxim, arrin ti marrw armën tip pistoletë e të largohet me vrap nga argjendaria. Gjatë tentativës ajo ndiqet nga thaci i cili pasi i merr pistoletwb, largohet nga vendngjarja me ndihmën e të dashurës së tij.Astrit Thaçi u arrestua mbrëmjen e të shtunës pak orë pas grabitjes në një lokal në zonën e kombinatit. Po ashtu në pranga gjatë operacionit tw koduar me emrin ?trajektorja? ra në pranga dhe e dashura e tij 20 vjeçare si dhr një person tjetër, i cili kishte blerë disa nga bizhuteritë e vjedhura.
Recommended