Kamerat e sigurise filmojne autoret e grabitjes ne Tirane, publikohen pamjet |Lajme-News

  • 4 years ago
Këto janë momentet e para të siguruara nga Klan Plus kur po realizohej grabitja e postës private në zonën e ish-sheshit ?Shqiponja? më 16 Qershor. Një kamera sigurie në zonë në orën 21:18 ka kapur dy autorët e dyshuar të cilët afrohen në zonë me një motor dhe kujdesen që të mos i heqin skafandrat nga koka për të fshehur identitetin e tyre.
Një prej autorëve mban një çantë krahu në të cilën më pas futi rreth 5 milionë Lekë të reja. Kur autorët po bëheshin gati për të hyrë në postë, pranë tyre afrohet një person i cili kishte parkuar makinën në vendin ku po qëndronin autorët. Kjo i bëri ata që të largohen dhe të kthehen sërish pas 2 minutash.
Nën kërcënimin e armës, autorët grabitën paratë që ndodheshin mbi banak dhe më pas u larguan me shpejtësi.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended