Ora News - Policia rindërton skemën e grabitjes në Allias: Autorët hynë nga pas banesës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Autorët për grabitjen e çiftit të biznesmenëve kishin studiuar gjithë zonën ndërsa kishin dijeni dhe për lekët që mbanin në banesë. Ata shmangën zonën që monitorohet me kamera sigurie ndërsa janë futur nga pas banesës. Bluzat e bardha shpjegojnë se 1 ditë pas ngjarjes gjendje e 61-vjeçarit paraqitet e rëndë ndërsa gruaja më e stabilizuar. Afërdita Laze para grupit hetimor ka shpjeguar si ka ndodhur ngjarja ndërsa banorët e zonës shprehen të frikësuar nga këto ngjarje.

Një ditë pas grabitjes në banesën e tyre Allias dy bashkëshortët Petrit dhe Afërdita Laze, ndodhen në Spitalin e Traumës, ku sipas mjekëve 61-vjeçari ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërsa gjendja e gruas paraqitet më e stabilizuar.

Grupi hetimor ka rindërtuar skemën që autorët kanë përdorur për të hyrë në banesën bashkëshortëve biznesmenë.

Grabitësit e kishin mirë-menduar planin duke studiuar rrugën që duhet të ndiqnin ndërsa kishin dijeni edhe për vendin ku ata mbanin lekët.

Intinerari që kanë ndjekur është e vetmja pa monitorim me kamera sigurie për në banesën e çiftit Laze.

Autorët kanë përdorur këta depozita si shkallë për tu ngjitur në murin rrethues të banesës.

Pasi kanë mbërritur në oborrin pasmë të vilës, janë ngjitur në katin e dytë duke shmangur zonën që monitorohej me kamera sigurie. Policia ka marrë në pyetje vajzën e çiftit ndërsa këtë të hënë është pyetur dhe 59-vjeçarja.

?Ishim në dhomë. Dëgjuam një zhurmë dhe vajzën që bërtiti "kush është aty?". Doli Petriti të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar. Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm "lekët, lekët" dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi ti nxirrje jashtë nga shtëpia ata e qëlluan. Kur u afrova dhe mua më qëlluan dhe ikën me vrap?.

Pas ngjarjes së rëndë në zonën e Alliasit, qytetarët shprehen të pasigurt, pasi Petrit dhe Afërdita Laze ishin njerëz që shikonin punën e tyre dhe pa konflikte.

Policia ka shoqëruar disa persona ndërsa hetimet janë fokusuar tek të afërmit që kishin akses për hyrje dalje në banesën e çiftit. Nën hetim janë vënë gjithashtu dhe punëtorët që kishin mundësi të futeshin brenda katit të parë të banesës që shërben dhe si punishte brumi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nje-dite-pas-grabitjes-ne-allias-policia-rinderton-skemen-e-ngjarjes-autoret-hyne-nga-pas-banese

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended