"Daja" i hetuar per dy grabitje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV I cilësuari si ?daja? nga Kosova, Ragip Hajdi nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare.Pas supergrabitjes së ndodhur më 9 shkurt të 2017-ës në rrugën e Rinasit, ku i përfshir ishte edhe Admir Murataj, Hajdini u shoqërua në Policinë e Tiranës për tu marrë në pyetje, pasi u zbërthye grupi i grabitësve.Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në atë kohë, 50 vjeçari kosovar u mbajt në drejtori për disa orë me rradhë, dhe pasi u la i lirë u mbajt nën vëzhgim si person i dyshuar që kishte bashkëpunuar në grabitje.Por, pavarësiosht kësaj, prokurorët nuk gjetën prova bindëse se Hajdini kishte bashkëpunuar në krim dhe përfundimit u dënuan 8 persona me 156 vite burg në total, mes të cilëve edhe vëllai i Admir Muratajt.Ndonëse 50 vjeçari kërkon lirimin nga qelia dhe ballafaqimin me Alkond Bengasin, prokuroria dyshon se Ragip Hajdini është një nga ideatorët e supergrabitjes brenda aeroportit më 9 Prill, si dhe personi që ka siguruar në Kosovë furgonin e përdorur në ngjarje.
Recommended