Veliaj premton dy herë shumë ujë në 2020 për banorët e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e ?Javës Botërore të Ujit? në Amsterdam kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se do të dyfishohet sasia e furnizimit për qytetarët e Tiranës falë investimeve ne stacionin e Bovillës.Ky është prioritet, tha kryebashkiaku, fill pas furnizimit me ujë të Astirit që prej muajit gusht, që mbylli një plagë të vjetër në këtë zonë.ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE SE TIRANESNë fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2020, duam që për 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet të kemi zgjidhur përfundimisht shtesën e impiantit të Bovillës me dyfishimin e filtrit që sjell ujë në qytet. Duke bërë këtë, dyfishojmë edhe sasinë e ujit që shkon në të gjithë rrjetin e shpërndarjes së qytetit tonë?.Kryebashkiaku tha se me mbylljen e punimeve në lumin e Lanës bashkia do të fokusohet në impiantin e pastrimit të ujërave të zeza në Kashar.?Në reshje si të sotmet, lumi i Tiranës përfshinte të gjitha njësite 4, 8, 9 dhe 11. Sot Lumi i Tiranës është një përrallë nga e kaluara, por kjo nuk do të thotë se sfidat kanë mbaruar. Ende duhet të përfundojmë, bashkë me qeverinë shqiptare, impiantin e pastrimit të ujërave të zeza në Kashar.Kreu i bashkisë theksoi se pas dyfishimit të sasisë së ujit, Bashkia e Tiranës do të fokusohet në përmirësimin e rrjetit në çdo lagje.
Recommended