Rama mbron 330 milion eurot për dy rrugë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Rama mori vete pergjegjesine per te sqaruar kontratat per ndertimin e dy akseve rrugore te cilat do ti kushtojne taksapaguesve shqiptare 330 milione euro.Se pari Rama mbrojti aplikimin e partneritetit public privat ne shume sektore te vendit nga shendetesia tek rruget, duke theksuar se kostoja perligjet nga standartet e ketyre akseve.Është e paimagjinueshme që km e rrugëve të trajtohen si metra teritali, shet e blen terital dhe ndryshon çmimi sipas madhësisë së kostumit, por për km rrugë duhet të shohin çfarë ka në ato km. Nuk i bihet shkurt e të thuash si ka mundësi për 17 km rrugë kaq shumë para. Dhe ja si ka mundësi, së pari njëherë ne e kemi thënë: sapo të mbyllim rrugët e lëna rrugëve do bëjnë rrugë të standardeve evropiane, të dyja rrugët që do të ndërtohen janë standardi A. Rrugë të tillë kemi vetëm një pjesë të rrugës së Kombit.Shefi i ekzekutivit ka numeruar nderhyrjet qe duhen bere ne aksin Milot -Balldren.Rruga Milot-Balldren ka dy tunele, dy ura, atë mbi Drin me 224 metra hapësirë drite dhe mbi Mat me 624 metra mbi hapësirë drite, 6 nyje mbikalime dhe nënkalime, dhe duke qenë rrugë e standardit A do të jenë një rrugë ku nuk do të bashkëjetojnë automjetet me bagetitë dhe ku nuk do të lejohet transformimi i rrugës në korridor mes pishinash, magazinash, trampolinash, varreza makinash e me radhë.Në atë shumë ka 13 vjet mirëmbajtje, rruga e Kombit kushtoi mbi 1 miliardë dhe nuk ka mbaruar akoma, kërkon para, së dyti nuk përmbush standardin A në gjithë gjatësinë e vet dhe së treti nuk është se garanton atë që ne u detyruam ta bëjmë me vendosjen e pagesës, mirëmbajtjen, ndërsa në këto kontrata kemi mirëmbajtjen për 13 vjet. Çdo gjë është në përgjegjësinë e kompanive.E fundit, janë kompanitë që investojnë kapitalin e tyre dhe shteti paguan vit pa viti, nuk janë para që jepen menjëherëRruga Milot-Balldren dhe Orikum-Lllogara do te jene rruge te standartit A.Kryeministri ka sqaruar se pervec ndertimit kompania do te jete pergjegjese per mirembajtjen e rruges per nje periudhe kohore prej 13 vjetesh.
Recommended