Dy lehtësira për biznesin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndryshime e reja fiskale për vitin 2019 parashikojnë dy procedura lehtësuese për biznesin, në rast ai do të ankimojë një vendim të administratës tatimore. Në një intervistë për Vizion Plus drejtorja e drejtorisë së VIP-ave në administratën tatimore shpjegon se nuk do të paguhen më kamatëvonesat, në rast të një apelimi vendimi, por vetëm detyrimi, ndërsa gjoba do të ulet në 70 % të vlerës, në rast se subjekti pranon vlershmin e përcaktuar nga tatimet. Ndërsa kush do të përfitojë nga dividendi në masën 8 %, për vitet para 2018, bizneset do të duhet ta paguajë atë brenda datës 30 shtator. Pas këtij afati ky tatim për vitet paraardhëse do të jetë 15%. Paralelisht me këto ndryshime, në fuqi kanë hyrë edhe dy masa antievazion. Subjektet nuk mund të kalojnë në status pasiv, pa paguar më parë detyrimet, ndërsa një person fizik nuk mund të regjistrohet me disa nipte duke ndarë aktivitetin e tij.

Recommended