Rama: Zero taksa për biznesin e vogël - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi i vogël do të jetë i ?privilegjuari? i qeverisë, pasi do të përjashtohet nga tatim-fitimi, si dhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Kreu i qeverisë në një konferencë për shtyp, së bashku me ministren e Financave dhe ministrin e Rindërtimit zyrtarizoi nisëm e njoftuar me herët se biznesi me xhiro deri në 14 milionë lekë do të përjashtohet nga taksat. Përfitues do të jenë 93 mijë tatim-pagues nga 1 janari 2021. ?Çdo biznes me xhiro nga 0 deri në 14 milionë lekë do të paguajë zero tatim-fitimi. Çdo biznes me xhiro nga 0 deri në 10 mln lekë do të paguajë 0 TVSh. Kjo është një mbështetje unikale në rajon?, tha Rama. Biznesi i vogël prej kohësh është në fokus edhe të denoncimeve të opozitës, si kategoria që mban ekonomitë familjare por edhe si më të prekurit nga pandemia. Ndaj si një përgjigje për denoncimet e Partisë Demokratike, kryeministri ju referua shifrave, që sipas tij hedhin poshtë deklaratë që bazohen në perceptime.?Janë mbi 93 mijë biznese që përbëjnë 77% të totalit që përjashtohen nga taksat. Ky ishte dhe zotimi ynë.?Edhe dy ministrat Denaj e Ahmetaj u ndalën tek efektet e pandemisë, që sipas tyre muajt e verës kanë rikuperuar efektet e izolimit.Por sikundër njoftoi edhe kryeministri ky është komunikimi i parë i një serie ballafaqimesh për çdo sektor dhe për çdo premtim.
Recommended