Rama: Heqja e TVSH per biznesin e vogel, vendim historik

  • 3 years ago
Kryeministri ka ndërmarrë një fushatë përgënjështrimi për të gjitha akuzat e opozitës për rrënim të ekonimisë dhe bizneseve për shkak të politikave të gabuara fiskale.

I shoqëruar nga dy ministrat Denaj dhe Ahmetaj, Rama e nis analizën e tij 7 vite më parë kur mori drejtimin e qeverisë dhe e krahason me situatën e trashëguar nga demokratët.

?Kjo është pasqyra e vërtetë e Shqipërisë që bën biznes?.

Vendim historik për sipërmarrësit e vegjël vlerëson heqjen e TVSH për bizneset deri 10 milionë Lekë xhiro dhe tatim-fitimit për ata me xhiro vjetore 14 milionë Lekë.

?Vijmë në këtë moment që është historik për biznesin e vogël, zero taksë, zero TVSH deri në 10 milionë Lekë të reja dhe zero taksë e TVSH vetëm nga 10-14 milionë Lekë të reja?.

Rama përgënjeshtron se nën qeverisjen e tij papunësia është rritur dhe sjell shifrat krahasuese.

?Në 2012 ne gjetëm 450 mijë të punësuar. Sot në regjistrin e fundvitit 2019, 698 mijë. Pra 55% më shumë të punësuar?.

Të njëjtën gjë bënë dhe për bizneset e reja të regjistruara.

?Numri i ndërmarrjeve nga viti 2014 deri në vitin 2018 është rritur me gati 30 mijë, pak më pak se 30 mijë?, tha ministri Ahmetaj.

Rama premton se ballafaqimin e shifrave do ta bëjë në mënyrë periodike në konferenca për shtyp dhe takime me qytetarët.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended