Çuçi vizitë në fermën e manaferrave në Lushnje: Heqja e TVSH për imputet dha efekt për fermerët
  • 4 years ago
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, në një vizitë në Lushnje ishte në një fermë manaferrash, të cilët shiten kryesisht në tregun vendas. Çuçi në vizitën e tij u shpreh se heqja e TVSH-së për imputet dhe ligji për produktet plehëruese janë dy masa që kanë dhënë efekt tek fermerët.  

?Besoj se edhe zerimi i TVSH-së së imputeve ka dhënë një dorë për uljen e kostos së prodhimit. Gjithashtu ligji i ri për produktet plehëruesë ka sjell disiplinimin e përdorimit të plehrave dhe nga fermerë të tjerë. Ndryshimi që ne bëmë për t?i çertifikuar të gjithë sipas vendit të origjinës ka rezultuar shumë efikase për të rritur në finale sigurinë ushqimore për konsumatorët. Ka rritur gjurmueshmërinë dhe kontrollin,?- tha ministri Çuçi.Ligji për produktet plehëruese i miratuar në fillim të këtij viti synon gjithashtu edhe mbrotjen e mjedisit nga përdorimi i produkteve plehëruese në bujqësi. Në vijim të vizitës tek ferma e manaferrave në Krutje, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përsëriti thirrjen për të aplikuar për të aplikuar për fondet e programit IPARD.
Recommended