TVSH për fermerët nuk ndryshon - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pavarësisht protestave të agropërpunuesve për ngercin e krijuar me kompensimin e TVSH-së, Ministria e Financave duket e vendosur për të mos e ndryshuar skemën. Drejtori i politikave fiskale Niko Lera sqaron se qëllimi është të ndihmohet fermeri duke stimuluar prodhimin vendas, ndërsa çmimi është pjesë e tregut.Në fund të vitit 2018 parlamenti bëri 0 inputet bujqësore që do te thotë financimi që jepet për inputet bujqësore nuk ka më sens, sepse nuk mund të financosh TVSH e një produkti i cili nuk ngarkohet me TVSH, megjithatë niveli i autofaturimit TVSH u la përsëri 6% nuk u la zero në mënyrë që me këtë 6% fermeri të përballojë TVSH e produkteve të tjera që nuk janë përjashtuar si psh TVSH e karburantit, energjisë elektrike apo ndonjë input tjetër dhe logjikisht duhet të ketë ulje të kostos së prodhimit të fermerit, sepse thashe çdo input dhe çdo lënde e parë reduktohet në çmim 20% sepse hiqet TVSH, shpjegon Lera.
Recommended