Basha në Ndroq: Rama nuk po i ndihmon fermerët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është zhvendosur këtë të mërkurë në Ndroq, ku u takua nga afër me fermerët e zonës.Përmes një video-live në ?Facebook?, lideri demokrat solli në vëmendje shqetësimin e banorëve për rrugën e keqe, duke thënë se është një problem me të cilën banorët përballen çdo ditë.Basha tha se fermerët nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje dhe nuk kanë asnjë garanci që prodhimet e tyre t?i nxjerrin në treg. Ndërsa, premtoi se kur të vijë në pushtet do të ulë taksat për fermerët dhe do i ndihmojë me grante nga shteti.?Nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje dhe për 7 vite më radhë, shumica e fermerëve as e kanë dëgjuar subvencionin, jo më ta marrin atë. Nga ora 5 e mëngjesit kultivojnë prodhime sipas zonës dhe kur vjen puna nuk kanë asnjë garanci ta nxjerrin në treg apo të lajnë koston e prodhimit, jo më të punës.E tillë është situate këtu në Kalaç të Ndroqit ku jemi maksimumi 3 km në vijë ajrore larg nga kryeqytetit?, tha Basha.
Recommended