Basha: Në Ndroq ku rritet domatja zemër kau, e preferuara ime! Fermerët të braktisur nga Rama

  • 4 years ago
NDROQ- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zhvendosur ditën e sotme në Ndroq në takim me fermët, përpara të cilëve ka prezantuar skemën e PD-së për ndihmën e fermerëve. 

Basha është ndalur në takim me zonjë Nevrie dhe vajzën e saj, e cila ka mbjellur një armë me domate zemër kau, për të cilën thotë se janë të preferuarat e tij, si dhe të shumë shqiptarëve, duke premtuar se me ardhjen e tij në pushtet prodhimet shqiptare do të mbrohen dhe do të marirn vlerën e duhur, siç ai shprehet.

Basha nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, duke thënë se i ka harruar qytetarët dhe mendon vetëm për një grusht oligarkësh.

"Ndodhem në Ndroq me zonjën Nevrie dhe nga Ana, e ka mbjellur me domate zemër kau, një nga domatet e preferuar për të gjithë shqiptarët dhe për mua.   Për gjendjen me të cilin ndodhem, nuk kam asnjë surprizë pozitive, se situata është shumë e vështirë. Fermerët janë lënë jashtë vëmendjes, nuk kanë marrë asnjë mbështetje, fermerët as e kanë dëgjuar subvensionin, e jo më ta marri. Nga ora 5 e mëngjesit deri vonë, kultivojnë produkte dhe nuk kanë garanci që do e nxjerrin në treg, e kur e nxjerrin nuk e dinë a kanë treg për të nxjerrë shpenzimet. Mungesë totale mbështetje, harresë totale, ndërkohë që qindra mln euro që këto paguajnë, shkojnë për 4-5 oligarkë, në vend që të ndihmojnë këto fermerë. Shteti ka nxjerrë 90 mln euro për tre muaj të kësaj gjendje, që do të thotë 10 euro në muaj për shqiptarët, por jo për oligarkët që kanë marrë miliona euro. Rruga e daljes është e thjeshtë, nëse një qeveri ka njerëzit në mendje atëherë vëmendja është për ta.

Recommended