Ora News - Basha takon fermerët e Beratit u premton subvencione

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve, në zonën e Beratit, të cilat ja kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Lulzim Basha:?Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as Ballkan. Ne s?themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milion euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuajc të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj.?

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Poshnjë, pronarë të disa serave, Kreu i opozitës u shpreh se qeveria Rama punon për një grusht klientësh që ai i quan oligarkë.

Lulzim Basha: ?Me 2.2 miliard euro, ne mund të arrinim fare lehtësisht të shpërndanim 150 milion euro në vit për fermerët. Me 2.2 miliard euro ne mund të arrinim të rrisnim pensionet 30 përqind për gjithë shqiptarët. Në vend që ndodhin këto dhe të ju prekin dhe të shpërndahet leku tek të gjithë shqiptarët, 10 veta marrin 2.2 miliardë euro dhe pjesa tjetër e popullit mbetet me gisht në gojë?

Çmimi i rritur i naftës ishte një nga problemet kryesore të fermerëve, por kreu i opozitës premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të ulet me të paktën 30 lek për liter.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-takon-fermeret-e-beratit-u-premton-subvencione

Recommended