Ora News - Basha me fermerët në Korçë: Kush shet votën, në atë moment ka shitur shpirtin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha, ka takuar fermerët në Dvoran të Korçës, ndërsa ka theksuar se ata janë në vështirësi dhe të braktisur, si pasojë e keqeverisjes së vendit. Basha iu tha fermerëve se kush shet votën s'duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve dhe as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi fermerë dhe banorë të Dvoranit në Korçë, ku theksoi se vështirësitë me të cilat ata përballen janë një përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e qeverisjes së keqe.

Në takimet të cilat janë modele të fushatave elektorale, Basha dha një mesazh për çdo qytetar që sipas tij ka shitur votën.

Basha: Kush shet votën s'duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Dy faktorë e kanë sjellë në pushtet dhe e mbajnë në pushtet Edi Ramën, ata të shkretë që e shitën votën për dy lek dhe një tufë kriminelësh. Ti vetëdijësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. Dhe së dyti, të bashkohemi që ta pastrojmë politikën nga krimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-me-fermeret-ne-korce-kush-shet-voten-ne-ate-moment-ka-shitur-shpirtin

Recommended