Ora News - Covidi dëmtoi blegtorinë, fermerët punuan por prodhimet u mbetën pa shitur

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Fermerët e blegtorët nuk e ndalën punën asnjë ditë shkak të pandemisë së koronavirusit, por edhe këta dy sektorë u prekën. Fermerët thonë se prodhimet u mbeten pa shitur për shkak të masave kufizuese të lëvizjes.

Masat kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit vunë në vështirësi fermerët dhe blegtorët.

Puna e tyre nuk u ndal për asnjë çast, por tregjet u bllokuan.

Nevruz Kasa, nga Seferaj i Belshit thotë se prodhimet i mbeten pa shitur.

"Me virusin u bllokua prodhimi komplet. Më mbeten qingjat pa shit, qumështin e merr baxha me shkëputje.Në vend tjetër nuk kemi ku ta shesim. Djathin nuk e çojmë dot në tregun e Elbasanit se nuk ka transport."

Ankohet për mungesën e mbështetjes.

Shpenzimet thotë fermeri nga Belshi nuk mbulohen nga fitimet në fund të vitit.

Ndaj vit pas viti e ka pakësuar tufën e deleve, ndërsa po mendon ta heqë plotësisht.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/covidi-demtoi-blegtorine-fermeret-punuan-por-prodhimet-u-mbeten-pa-shitur

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended