Berisha ne Korce: Kush luan me voten, luan me koken (24 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Mbrëmë Fatos Nano dhe Sali Berisha kanë fjetur në Korçë. Kur Berisha mësoi se tek Hotel Rexhina do të flinte Nano, ka anuluar fjetjen e tij në këtë hotel luksoz dhe ka gjetur një tjetër më pak luksoz, por jo në të njëjtën çati me liderin socialist. Turin e tij elektoral Berisha e ka vazhduar në Bilisht, Korçë dhe Pogradec.
Me thirrjen " sot vendoset, sot votohet, sot fitohet", ai ka kërkuar votën për kandidatë bashkie të Partisë Demokratike. Duke sulmuar qeverinë socialiste ai u kujtoi korçarëve jo vetëm që nuk kthyen paratë e piramidave që premtuan, por i vodhën dhe 130 milion dollarë që ishin nëpër banka. Ai ka përsëritur paralajmërimin ndaj pushtetarëve për të mos luajtur me votat në 1 tetor.
"Unë jam këtu për të paralajmëruar të mos luajnë me votën sepse luajnë me kokën. I pari që do t'ja mbathë pas Fatosit do të jetë Iliri. Sepse Iliri ishte i pari që me 14 shtator mbushi poturet. Mos e prek votën në Korçë sepse dhe pas diellit po të shkosh do të përgjigjesh për këtë."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended