Basha sqaron marrëveshjen: Nuk është pazar me Ramën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i opozitës Lulzim Basha doli para medias për të sqaruar marrëveshjen për reformën zgjedhore, pas gjithë zërave kritike apo dyshuese për këtë vendim te opozitës.Kryedemokrati Basha ka sqaruar së pari çfare fitoi drejtperdrejt PD nga kjo levizje politike.?Pavarësisht prej propagandës së shfrenuar të atij që, për katër muaj me radhë, u mundua të anashkalojë kushtet e Bundestagut dhe të diktojë një farso-reformë me një farso-parlament dhe një farso-opozitë, faktet janë këto:Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat e blera dhe pseudo-opozita e blerë me paratë e krimit dhe të oligarkisë.Vendimet për reformën zgjedhore do të merren me konsensus midis dy palëve- opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist, plus patericat e vetaparlamenti vetëm do të noterizojë formalisht marrëveshjet e tryezës politike, nga e cila vendimet do të dalin me konsensus.Këto janë tre kushtet që opozita e bashkuar vendosi në tetor, vetëm javë apo ditë pas rezolutës së Bundestagut. Këto janë tre kushtet me të cilat u mandatuan përfaqësuesit e opozitës së bashkuar. Këto janë tre konkluzionet e takimit të djeshëm midis palëve, konkluzione të cilat u arritën jo për shkak të vullnetit të mirë të palës tjetër, por për shkak të presionit ndërkombëtar, për të shtyrë përpara axhendën e shëndoshjes së demokracisë së sëmurë në Shqipëri, dhënies fund shtetit të falemintuar dhe të dështuar të qeverisë korruptuar të Edi Ramës dhe dhënies së shanseve dhe mundësi të njëjta shqiptarë si çdo qytetar tjetër në Europë.?
Recommended