RTV Ora - Basha nga Divjaka: Kriza nuk mbyllet me pazar, nuk ka tryezë me Edi Ramën
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i Partisë Demokratike ka përjashtuar çdo mundësi që të ulet me Ramën si Kryeministër. Në Divjakë, Lulzim Basha, ka theksuar se kriza nuk mund të zgjidhet me pazar dhe se nuk mund të ketë drejtësi të pavarur pa largimin e Ramës.

Mundësia e zhvillimt të zgjedhjeve në 13 tetor tashmë mund të konsiderohet një mision i pamundur.

Madje edhe pse tik-taku i afatit për vendimin që do të japë BE mbi negociatat me Shqipërinë po afron, politika shqiptare vazhdon të mbajë lart tensionet. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi me mbështetësit në Divjakë, edhe një herë ka theksuar se nuk mund të ketë zgjidhje dhe as drejtësi të pavarur.

Basha: ?Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është ?prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat?. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.?

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar se protestat nuk do të ndalen.

Basha: ?Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Hajdutin Psiqik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit.?

Për Bashën, populli dhe vetë socialistët e kanë braktisur Kryeministrin, ndërsa ka shtuar se pjesë e aksionit opozitar do të jetë edhe shpalosja e alternativës së opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-nga-divjaka-kriza-nuk-mbyllet-me-pazar-ska-ulje-ne-tavoline-me-edi-ramen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended